Mbi 21 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot, në orën 10, Provimit të Maturës Shtetërore.
Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës, ndërkaq në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë.
Në këtë provim ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit dhe kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga mbajtja e provimit.
Testi do të organizohet në 178 qendra të testimit. Këtë vit, në sallën e testimit (klasat) përveç administruesve do të jetë edhe një mbikëqyrës student absolvent ose i nivelit master.
Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më 3 korrik.