Kylian Mbappe shkëlqeu të dielën në El Clasico, duke realizuar një hat-trick të jashtëzakonshëm për Real Madridin. Por pavarësisht formës së tij mbresëlënëse, Barcelona doli fituese me rezultat 4–3 në një ndeshje dramatike të zhvilluar në stadiumin “Montjuic”, shkruan 04 Online.
Pas përfundimit të ndeshjes, Mbappe nuk e priti me entuziazëm zakonin që çdo golashënues i “trefishtë” ta marrë topin e ndeshjes me vete. I zhgënjyer nga humbja, ai e refuzoi dhuratën simbolike dhe u drejtua menjëherë drejt tunelit. Stafit të Realit iu desh të vraponte pas tij për t’ia dorëzuar topin, duke reflektuar se sa shumë rëndësi i jep francezi suksesit të ekipit mbi arritjet personale.
Ky moment tregon shumë për karakterin e Mbappes – një yll që nuk kënaqet me statistika nëse skuadra nuk del me pikët e plota. Një mentalitet fituesi, që synon më shumë se lavdi individuale./04 Online