Mbappe po e shqetëson Realin, i ka humbur 5 kilogramë

0
79

Kylian Mbappe po kalon nëpër momente të vështira pas sezonit fantastik në nivelin personal që e pati me Real Madridin.

Ylli francez po përballet me probleme shëndetësore, mbi të gjitha në Botërorin e Klubeve, ku s’po mund ta ndihmojë ekipin spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas mediave të huaja, ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit i ka humbur 5 kilogramë dhe ka shfaqur lodhje dhe nuk është në gjendje aspak të mirë, ndonëse i është bashkuar ekipit në stërvitje.

Natyrisht, trajneri Xabi Alonso e la përfaqësuesin francez jashtë ekipit për sfidën e radhës në Kupën e Botës për Klube kundër Salzburgut.

Francezi madje nuk ka udhëtuar fare me ekipin për në Philadelphia duke e humbur kështu ndeshjen e tretë radhazi në fazën e grupeve.

Ai mund të vihet në dispozicion të trajnerit të ri në të tetën e finales, ku madrilenët do të ballafaqohen me Juventusin ose me Manchester Cityn.

Realit do t’i mjaftojë vetëm një pikë kundër ekipit austriak për ta prerë biletën për në fazën eliminuese.

Mbappe po përballet me një shqetësim akut me barkun, ndërsa u shtrua edhe në spital për ta marrë tretmanin e duhur. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here