Mbappe, Messi dhe Topi i Artë/ Ronaldinho nuk vendos mes Benzema dhe Salah

0
333

Kylian Mbappe mund të bëjë histori në Paris. Është ky mendimi i Ronaldinhos, me brazilianin që thekson se sulmuesi ka shansin të shndërrohet në një legjendë të PSG ndërsa shtoi se ish-futbollisti foli edhe mbi Benzema e Salah që diskutojnë Topin e Artë për vetë sezonin që kanë zhvilluar ndërsa nuk mungoi edhe një koment mbi Lionel Messi.

“Mbappe është padyshim një nga lojtarët më të mirë të momentit, por edhe së të ardhmes. Ai është një lojtar që do të bëhet pjesë e historisë së futbollit dhe meriton gjithë respektin e mundshëm. Do të na dhurojë shumë kënaqësi në fushë, aktualisht Mbappe është lojtari më i mirë i PSG. Klubi francez ka në organikë disa nga lojtarët më të mirë të botës, isha i sigurt se edhe nëse Mbappe largohej, atëherë PSG do ta zëvendësonte me një emër të madh.

Messi te PSG? Nëse miku im është i lumtur te PSG, atëherë vendimi për t’u transferuar në Francë është i duhuri. Mendoj se ai është i lumtur, kaloi një periudhë ambientimi në fillim të aventurës parisiene, por ai është votuar se lojtari më i mirë në botë pasi fitoi Topin e Artë.

Topi i artë për këtë sezon? Benzema ka pasur një sezon të mrekullueshëm, por edhe Salah ka pasur një vazhdimësi të mahnitshme në vitet e fundit. Për momentin ata janë dy sulmuesit më të mirë në botë dhe të dy e meritojnë Topin e Artë. E meritojnë të jenë në këtë pikë të karrierës pasi i kanë dhënë shumë futbollit”, u shpreh Ronaldinho./SS

Leave a Reply