Mbappe “merr në dorë” të ardhmen: Kam një marrëveshje me presidentin, askush nuk do humbasë

0
235

E ardhmja e Kylian Mbappe është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes me 25-vjeçarin që tashmë është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germain. Sulmuesi nuk iu shmang pyetjes se ku do ta vazhdojë karrierën edhe pas triumfit në Superkupën e Francës ndaj Toulouse.

Mbappe u shpreh se ende nuk e ka marrë vendimin, por theksoi se sido të shkojë situata, asnjë prej palëve nuk do të dalë e humbur pasi ai ka një marrëveshje me presidetin Nasser Al-Khelaifi.

“Nuk kam marrë ende një vendim mbi të ardhmen. Por, kam një marrëveshje me presidentin dhe kjo do të thotë se të gjitha palët janë të mbrojtura. Tani më duhet të mendoj për skuadrën”, u shpreh Mbappe.

Kjo deklaratë e Mbappe lidhet me një akord të disa kohëve me parë me PSG, teksa në rast se lojtari largohet me parametër zero (siç ka shumë gjasa të ndodhë), atëherë do t’i falë klubet bonuset e ndryshme në kontratë në mënyrë që në kryeqytetasit të mos dalin duarbosh nga largimi i atij që cilësohet si lojtari më i mirë në botë aktualisht./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here