Kylian Mbappe nuk ka asnjë qëllim që t’i nisë bisedimet me klubin e Arabisë Saudite, Al Hilal, nga sot e tutje.
Kështu ka raportuar Fabrizio Romano, gazetari më i famshëm dhe më kredibil për sa u përket transfereve të lojtarëve, raporton Klankosova.tv.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur edhe përkundër faktit që delegacioni i Al Hilal shkoi në Paris, teksa theksoi se Mbappe ka refuzuar të negociojë me klubin saudit në këtë fazë.
“Mbappe momentalisht nuk ka asnjë qëllim që të hapë bisedimet përkundër pagës së propozuar fikse prej 200 milionë euro dhe 100% të drejtat e imazhit”, ka shkruar Romano.
Ai thotë më tej se burimet brenda kubit aktual të Mbappes, PSG, thonë se janë të bindur se lojtari është pajtuar me kushtet e Real Madridin për verën 2024. /Klankosova.tv