Në sheshin e qytetit të Prishtinës sot është mbajtur parada e fëmijëve së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të shënuar ditën e çlirimit të Kryeqytetit.
Sot, bëhen 24 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.
Për nderë të 24 vjetorit të çlirimit, komuna e Prishtinës sot organizon aktivitete, duke filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve. /RTK/