Përbërësit:
Argjile betonite
1 lugë bajame të shtypura
1 lugë mjaltë
Ujë
Përgatitja;
Krijoni një maskë skrubi duke hedhur një lugë bajame të shtypura tek tasi ku më parë keni hedhur argjilen. Masës i hidhni një lugë mjaltë falë aftësive të tijë zbutëse dhe pastruese. Masës hidhni ujë dhe përzieni mjaftueshëm sa të krijohet një masë e lëngshme dhe e butë, e cila do të ngjitet mbi lëkurë. Pasi të keni lyer fytyren me maskë e lini të qëndrojë deri sa të thahet. Kur të jetë tharë maska, butësisht masazhoni fytyren duke hedhur siper maskes pak ujë të ngrohtë i cili do t’a shkrijë argjilen. Masazhimi do të heqë qelizat e vdekura, do të tonifikojë lëkuren dhe do të bëjë atë më të lëmuar. Përgatiteni këtë maskë të pakten disa herë në muaj që të vëreni një ndryshim magjepës, i cili do t’ju befasojë.














































