Masat e BE-së ndikuan në të gjithë sektorët – Qeveria po i minimizon efektet, dëmet mbi 500 milionë €

0
193

Nëse masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës nuk largohen, dëmet që do t’i ketë vend do të jenë mbi 500 milionë euro, kështu vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike. Sipas tyre nga këto masa janë prekur bizneset e prodhuesit, madje thonë se pushteti po mundohet që t’i minimizojë efektet negative të këtyre masave para publikut.

Kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahin, ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës kanë prekur ekonomin e vendit, duke shtuar se Kosova po ngecë në këtë drejtim.

Sipas llogaritjeve që ata kanë bërë del që vendi do të humbë më shumë se 500 milionë euro, duke përfshire institucionet shtetërore, qendrore, lokale por edhe bizneset të cilat kanë pasur projekte dhe kanë projekte me IPA.

Ai shton se Kosova është në gjendje që nuk ka qenë asnjëherë më parë sa i përket investimeve e projekteve.

“Masat e ndërmarra nga institucionet ndërkombëtare kundër Kosovës kanë prekur pothuaj se ekonominë e përgjithshme politike në integrimin dhe Kosova po ngecë në këtë drejtim. Sipas parallogarive tona nëse këto masa do të vazhdojnë më tutje dëmet do të jenë mbi 500 milionë euro”.

“Duke përfshirë këtu edhe institucionet shtetërore, qendrore, lokale por edhe bizneset të cilat kanë pasur projekte dhe kanë projekte me IPA programe dhe programe të tjera të BE-së. Kosova është në një gjendje asnjë herë më të keqe sa i përket financimit të projekteve privato-publike ndaj Kosovës nga BE-ja”. 

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, tha se pushteti po minimizohen efektet negative të këtyre masave. Sipas tij, një vend që synon BE të penaliziohohet në këtë formë është tejet shqetësuese.

Gërxhaliu shton se me këtë trend Kosova nuk do të ketë rrite ekonomie, e as përmirësim të bilancit të pagesave, raporton EO.

“Unë besoj që është koha ku duhet këto masa të trajtohen më një seriozitet, të mos neglizhohen. Për fat të keq po ndodh në Kosovë në veçanti nga pushteti po minimizohen efektet negative të këtyre masave. Në aspektin politik vërtet nuk i bënë nder Kosovës një realiteti i tillë, sepse të jesh vend që pretendon që të jesh në Evropë e ardhmërisë, të jesh i ndëshkuar dhe penalizuar në këtë mënyrë është një dëm që vërtet do të ndikoj në imazhin e Kosovës. Kemi ngrirje të fondeve të cilat kanë të destinuara për të mbështetura sektorin privat, e në veçanti prodhuesit vendor. Të thuash sot që këto masa nuk ndikojnë as se si në Kosovë besojmë që është me e keqja që mund t’i bëhet Kosovës”.

“Vetë fakti që kemi projekte ambientale, që kemi projekte energjetike, që kemi projekte të tjera që janë të stopuara e dëshmon më së mirë situatën aktuale. Prandaj besoj që me këtë trend dhe këto masa Kosova nuk do të ketë rritje ekonomike, Kosova nuk do të ketë përmirësim të bilancit të pagesave, Kosova nuk do të jetë konkurruese me konkurrencën dhe mbi të gjitha Kosova nuk do të krijoj vende të reja të punës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here