Albulena Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes shteteve respektive, transmeton IndeksOnline.
Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” ka shkruar se reciprociteti na bën të jemi vend normal.
“Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal. Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”, ka shkruar Haxhiu.