Lukas Mandl, eurodeputeti austriak i OVP-së, ka thënë se nëse BE-ja shpërfaq sërish pengesa Bashkimi Evropian për liberalizim vizash për Kosovën, “do ta humbas fytyrën”.
“Edhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve, Kosovës iu desh të priste gati gjysmë dekade. Duke pasur parasysh dobësitë e dukshme në strukturat vendimmarrëse të BE-së që kanë dalë në dritë këtu, lind përsëri çështja e ndryshimeve të traktatit”, ka deklaruar ai, raporton APA.
Eurodeputeti austriak i të Gjelbërve, Thomas Waitz, kritikoi institucionet e BE-së për vonesat drejt këtij vendimi.
“U desh shumë kohë që shtetet anëtare të binin dakord përfundimisht për negociatat”, kritikoi eurodeputeti Waitz.
Kreu i delegacionit të SPO-BE dhe raportuesi i grupit të tij parlamentar për Kosovën, Andreas Schieder, u shpreh i kënaqur me vendimin e sotëm.
“Kosova e ka përmbushur pjesën e saj të detyrës. Vonesa e gjatë me të drejtë ka shkaktuar shumë zhgënjime në popullatë, liberalizimi i vizave është i vonuar dhe hapi i duhur”, tha Schieder.