Bruno Fernandes ka një kontratë deri në 2025-ën me Manchester United si dhe mundësinë e zgjatjes së saj me 12 muaj të tjerë, megjithatë klubi anglez ka vendosur që ta “blindojë” portugezin.
Mediet britanike raportojnë se mesfushorit do i ofrohet një kontratë e re që ia dyfishon pagën, duke e çuar atë në rreth 240 mijë paund në javë.
Gjatë këtij sezoni portugezi ka qenë më i miri te “Djajtë e Kuq” dhe këta të fundit duan të jenë të sigurt për vijimësinë e ish-lojtarit të Sporting, duke e mbajtur të kënaqur në “Old Trafford”.
Rezultatet e 27-vjeçarit, me 47 gola dhe 36 asiste në 108 ndeshje, e kanë lumturuar United, që tashmë kërkon vetëm siguri.
Gjatë sezonit 2021-2022 Fernandes ka shënuar 18 gola në Premier League dhe 28 në të gjitha kompeticionet./SS