LVV në Prizren dorëzon kallëzim penal ndaj Shaqir Totajt dhe stafit të tij

0
491

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe stafit të tij.

Sipas njoftimit në faqen e tyre në facebook, LVV Prizren thotë se kallëzimi penal ka të bëjë me degradimin e arsimit në Komunën e Prizrenit përmes zgjedhjes së drejtorëve partiak dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Njoftimi i plotë:

KALLËZIM PENAL NDAJ SHAQIR TOTAJT DHE VARTËSVE TË TIJ

Sot, me datë 12.09.2022, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren ka dorëzuar Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj Shaqir Totajt dhe vartësve të tij në Komunën e Prizrenit të cilët kanë degraduar arsimin në Komunën e Prizrenit përmes zgjedhjes së drejtorëve partiak dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Procesi i zgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore publike në Komunën e Prizrenit është përcjellur me parregullsi të shumta të cilat e kanë dëmtuar në masë të madhe integritetin dhe kredibilitetin e sistemit arsimor.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, prindërve dhe shoqërisë civile për proces jo transparent e të kundërligjshëm dhe duke marrë për bazë parimet themelore të zgjedhjes së drejtorëve, ai i depolitizimit dhe parimin e ligjshmërisë në proces që parashihen me udhëzimet në fuqi, përmes këtij kallëzimi penal kërkon që organet kompetente të shtetit, të ndërmarrin masat e duhura penale-juridike për të zbardhur të vërtetën me rastin zgjedhjes së drejtorëve në shkollat e Komunës së Prizrenit.

Qeverisja e re komunale çdo ditë e më shumë po e degradon qytetin tonë në çdo aspekt, andaj lidhur me këtë iu drejtohemi qytetarëve, atyre që iu mohohen të drejtat ligjore për shkak të veprimeve klienteliste dhe nepotiste të këtij pushteti, shoqërisë civile dhe akterëve të ndryshëm shoqëror që të veprojmë bashkarisht për të ndalur këtë degradim dhe për të detyruar organet komunale të veprojnë në bazë të ligjit dhe konform interesit publik gjatë ushtrimit të komptetencave të tyre.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Prizren

Adresa: Rruga, Rr. Edit Durham Nr. 133

Prizren, 12.09.2022

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here