Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Prizren ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, duke synuar mbështetje të gjerë si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shkruan 04 Online.
Kandidat për kryetar të Prizrenit nga radhët e LVV-së është Artan Abrashi, i cili ka theksuar se ekipi i tij është i përgatitur për të fituar besimin e qytetarëve dhe për ta kthyer komunën në një model zhvillimi e transparence.
Njoftimi i plotë i Artan Abrashit
Lista është gati!
45 gra e burra të ndershëm, të përkushtuar, me zemër e mendje për komunën tonë. Zëri i çdo lagjeje dhe çdo fshati – gati të punojnë për një Prizren që funksionon 365 ditë në vit, për të gjithë, pa përjashtim.
Të vetmit ku bartësja e listës është një grua, si dëshmi e qartë për vlerat tona: përfaqësim, barazi dhe besim në aftësinë e grave për të udhëhequr.
Ky është ekipi që do të jetë pranë jush, në terren dhe në Kuvend, për të bërë realitet vizionin tonë.
Bashkë, drejt fitores! #Prizreni365#ArtanAbrashi#VETËVENDOSJE