“Luizi, Luizi”- Fansat thërrasin në kor emrin e rivalit të tij në “Big Brother Vip”, ja reagimi i “Maestro” në mes të koncertit

0
273

Armaldo Kllogjeri së fundmi është përballur me një situatë të pakëndueshme, teksa mbante një koncert.

Jemi mësuar që publiku këndon këngët e artistit në skenë duke shoqëruar kështu performancën e tij, por jo në rastin e Maestros.

Turma e publikut ka filluar të brohorasë emrin e rivalit të tij në BBV, Luiz Ejllit gjatë kohës që “Maestro” po këndonte këngën e tij.

Por Armaldo e ka marrë me sportivitet dhe me të qeshura e kaloi situatën duke i thënë publikut “bërtisni më fortë”.

luiz ejlli maestro

Kujtojmë që dy artistët njihen prej kohësh, por miqësia e tyre u kris gjatë eksperiencës së tyre në formatin “Big Brother” teksa para disa javësh Armaldo Kllogjeri në një intervistë i dha fund një herë e mirë zërave duke pohuar thashethemet se me këngëtarin nga Shkodra ai nuk ka asnjë kontakt.

“Jo nuk flas me Luizin nuk kam asnjë marrëdhënie me të”- është shprehur ai.

luiz ejlli maestro1

Ndërsa në një intervistë tjetër u shpreh: “Nuk merrem fare me atë pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë.”

Leave a Reply