“Lojtari i Vitit në Premier League”, zbulohen të nominuarit, ja “yjet” që mungojnë

0
367

Premier League ka zbuluar finalistët për çmimin “Lojtari i Vitit në Premier League 2021/2022”. Një listë me tetë emra, ku janë përfshirë futbollistë të njohur, por disa të tjerë të rëndësishëm kanë mbetur jashtë.

Manchester Cityn, skuadra e Guardiolës, ka dy nga tetë të nominuarit: De Bruyne, pa dyshim, por edhe Cancelon, ish-mbrojtës i Juventusit. Citizens po luajnë për titullin me Liverpool-in, që ka në listën e të nominuarve “Faraonin” Salah dhe Alexander-Arnold. Jashtë Mané.

I përjashtuar bashkë me fituesin e Kupës së Kombeve të Afrikës edhe Cristiano Ronaldo, autor i 18 golave ​​dhe i treti në renditjen e golashënuesve më të mirë në Premier. Luzitani e ka fituar këtë çmim në epokën e tij të parë te “Djajtë e Kuq”në 2007 dhe 2008.

Në garë Saka i Arsenalit dhe Son i Tottenhamit, i cili po luan rivalizon Salah për çmimin e golashënuesit më të mirë në Angli. Sulmuesi nga Koreja e Jugut është i dyti me 21 gola, ndërsa egjiptiani kryeson me 22.

Për të plotësuar tablonë e të nominuarve, Boëen i Ëest Ham, autor i dhjetë golave ​​dhe dymbëdhjetë asistimeve, dhe Ward-Prowse i Southamptonit, shok skuadre me Brojën, thelbësor për skuadrën e tij me 9 gola dhe 5 pasime vendimtare.

Mungesa të rëndësishme janë edhe Harry Kane i Tottenham, Diogo Jota i Liverpoolit0 dhe Mahrez i Manchester City-t. Nga Chelsea i Tuchelit nuk ka të nominuar.

Tetë futbollistët në garë:

Trent Alexander-Arnold (Liverpool)

Jarrod Boëen (West Ham)

Joao Cancelo (Manchester City)

Kevin De Bruyne (Manchester City)

Bukayo Saka (Arsenal)

Mohamed Salah (Liverpool)

Son Heung-min (Tottenham)

James Ward-Prowse (Southampton)./SS

Leave a Reply