Liria e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Zenunaj, në minutën e 34 për Lirinë, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Ivkic e barazoi rezultatin për “Pampurat” në minutën e 66’.
Por në skenë doli edhe një herë tjetër Zenunaj, duke ia siguruar fitoren ekipit prizrenas.
Liria pas fitores kalon në vendin e pestë me pesë pikë. Ndërsa Fushë Kosova renditet në pozitën e fundit me zero sosh./KK