Më datë 4 qershor, në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj, u organizua Kupa e Republikës së Kosovës në kategorinë e seniorëve, për meshkuj dhe femra.
Me rezultatin e përgjithshëm 4-1, klubi “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni, u shpallën kampionë të Kupës së Republikës së Kosovës për seniorë.
Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan “Lidhja e Prizrenit” dhe “Dardania”. Në gjysmëfinalen e dytë, u përballën dy ekipe nga Prishtina, “Priping” dhe “Prishtina”.
Siç dhe ka njoftuar Federata e Pingpongut e Kosovës, ndeshja e ditës ishte ajo ndërmjet Fatih Karabaxhaku nga Prizreni dhe anglezit Christopher Doran, të cilën ky i fundit e fitoi 3 me 2 në sete.
Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti fituan në dyshe kundër Christopher Doran dhe Yll Dragidella me rezultat 3 me 1.