Robert Lewandowski është rikthyer mbrëmë në Munich.
Sulmuesi polak ka zbarkuar në tokën gjermane, ndërsa sot do ta nisë edhe zyrtarisht sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann.
Sipas “Sky Deutschland”, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit është duke i kompletuar vizitat mjekësore dhe më pas t’i nis stërvitjet, përcjell “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, ende mbetet në opsion largimi i tij nga “Allianz Arena”.
Dy herë lojtari më i mirë në botë, i shpallur nga FIFA e ka mendjen tek Barcelona.
Gjiganti katalunas është i gatshëm ta rrisë ofertën për Lewan.
“Blaugrana” do t’ia prezantojnë Bayernit një ofertë të majme prej 50 milionë eurosh plus bonuse për veteranin e sulmit.
Bayerni, nga ana e tij, me shitjen eventuale të Lewandowskit do t’i siguronte paratë për ta blerë qendërmbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.
Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por e dëshiron largimin nga Bavaria qysh këtë verë. /Gazeta Express/