Në rrugën “Transiti i Vjetër” në Prizren në rrethana të panjohura janë lënduar dy punëtorë në vendin e tyre të punës.
Si rrjedhojë, njëra nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, shkruan 04 Online.
“Rr. Transiti i Vjetër, Prizren 17.07.2023 – 11:30. Në rrethana të panjohura dy punëtorë meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës. Ku njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetri është liruar pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online