Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Edhe gjatë ditës së enjte në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SO.
Duke u bazuar në raportin 24 orësh të Poicisë së Kosovës, figuron se gjatë ditës së enjte janë regjistruar gjithsej 76 aksidente trafiku, prej të cilave 24 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 52 të tjera vetëm me dëme materiale.
Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së enjte asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.
Poashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëshit të fundit në tërë vendin ka shqiptuar 1.397 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se një aksident trafiku ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00, ku thuhet se janë goditur dy vetura.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.