Sevilla arriti të rikuperonte një disavantazh prej dy golash, duke shmangur humbjen në “Old Trafford” kundër Manchester United. Dy autogola nga Tyrell Malacia dhe Harry Maguire i dhanë përparësi skuadrës andaluziane për ndeshjen e kthimit.
Paul Scholes, legjendë e Manchester United dhe analist i “BT Sport”, deklaroi se pjesa e dytë e “Djajve të Kuq” ishte tmerr, si dhe kritikoi lëvizjet e Ten Hag në formacion.
“Sevilla nuk është e mrekullueshme, por do të jetë e vështirë”, tha Scholes për ndeshjen e dytë në “Estadio Ramón Sánchez-Pizjuán”.
Ish-futbollisti fajësoi Manchester Unitedin se ishte viktimë e besimit të tij të tepruar:
“United kishte shumë besim sepse Sevilla nuk ishte mirë në pjesën e parë. Mançesteri po luante shumë mirë dhe me një besim të tillë ata menduan se do të fitonin e 3, 4 ose 5 gola.
Sir Alex Ferguson nuk do të na kishte lejuar të ishim të vetëkënaqur në pjesën e dytë të një çerekfinaleje. Ten Hag nuk duhet t’i lejojë ata të heqin këmbën nga gazi në një çerekfinale në Evropë,” tha Scholes./SS