LDK: Totaj dështoi t’i realizojë premtimet për të rinjt, kulturën dhe turizmin

0
3310

Gjatë konferencës për media të organizuar sot nga dega e Lidhjës Demokratike të Kosovës në Prizren janë vënë në dukje disa nga dëshmitë të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me paaftësinë e qeverisjes lokale në Prizren, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren, transmeton 04 Online.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Përkatësisht me paaftësinë e shfaqur në përmbushjen e premtimeve të dhëna lidhur me zhvillimin e rinisë, kulturës dhe turizmit në komunën e Prizrenit.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së dega në Prizren, Astrit Temaj, ka vënë në theks disa nga premtimet e z. Totaj të shfaqura gjatë fushatë zgjedhore me ç`rast i njejti kishte parashikuar se vetëm gjatë 100 ditëve të para të punës do të merrte 50 vendime në lidhje me fushën e zhvillimit dhe ofrimin e mbështetjes për rininë dhe qytetarët e komunës dhe atë:

1. Rritja e bursave për nxënësit e shkëlqyeshëm,

2..Rifillimi i punëvë të ndërtimit të bibliotekës së qytetit,

3. Inicimi i procedurave për formimin e ekipit kordinues dhe menaxhues të fondit për projektet innovative dhe iniciativat individuale për “STRAT UP”,

4. Fillimi i procesit të rifunksionalizimit të qendrave Rinore në qytet si dhe në fshatrat Zhur, Gjonaj, Korishë, Përdrini dhe Recan.

5. Lansimi i Kartës së vullnetarit që lehtëson qasjen e të rinjëve në shërbime më të lira.

“Gjatë kësaj kohe të qeverisjes nuk kemi parë asnjë hap në drejtim të përmbushjes së këtyre premtimeve zgjedhore, por kemi parë neglizhencë, nepotizëm, paaftësi, shitje të vendeve të punës, e lënje totalisht anash të problemeve me të cilat përballet rinia jonë. Edhe po të përmbusheshin të gjitha këto premtime të bëra gjatë fushatës, nuk do të mjaftonte për zgjidhjen e problemeve që përballen të rinjtë e komunës tonë. Kjo padyshim edhe është arsye shtesë për largimin e të rinjve nga komuna jonë, fenomen që na shqetëson neve si LDK por edhe qytetarët. Prizreni vazhdon të mbetet në rendin e komunave me largimin më të madh të të rinjëve drejt vendeve perëndimore”, ka deklaruar Temaj.

Temaj, gjithashtu vuri në dukje edhe ngecjet në fushën e Kulturës e Turizmit : “Duke pasur parasyshë që trashëgimia kulturore e Prizrenit reflekton historinë e mrekullueshme të qytetit tonë, puna që po bëhet nga komuna për promovimin e kulturës dhe zhvillimin e turizmit pothuajse nuk ekziston fare. Për më tepër kjo është më se e dukshem kur kemi parasysh se për Prizrenin si kryeqytet kulturor i të gjithë shqipëtarëve janë ndarë vetëm 30 mijë euro nga buxheti vjetor për promovimin e turizmit, për derisa tashmë është e ditur se janë ndarë afër 1 milion euro për ndriçimin e dy fshatrave”.

Ai ka listuar disa nga premtimet e bëra për kulturë dhe turizëm gjatë fushatës zgjedhore, e që nuk janë përmbushur.

1.Krijimi i grupit punues për hartimin e databazës së artit dhe kulturës në Prizren

2.Inicimi i konkursit ndërkombëtar për dizajnimin e brendit të Prizrenit dhe pergatitja e ofertës turisitike

3.Dizajnimi dhe promovimi i pikave turistike të komunës

4.Pregatitja e planit me kritere për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetjen e shoqatave kryesore sportive dhe kulturore të qytetit.

5.Inicimi ë aktiviteteve për koordinim me palët në krijimin e një kalendari të përbashkët vjetor kulturor dhe të ngjarjeve turistike në Prizren

6. Fillimi i procedurave për funksionalizimin e shtëpisë së Sheherzades si muze etnologjik

7. Fillimi i procedurave për krijimin e 10 fshatrave turisitike dhe vlersimin e gjendjes për subvencionimin e tyre

8.Caktimi i ekipit punues për krijimin e fondit të veçantë për qendrën historike

Ashtu sikurse tek sektori i Rinisë edhe tek sektori kulturor dhe promovimi i turizmit nga qeverisja aktuale e komunës vërehet mungesë angazhimi dhe mirë qeverisje, gjë kjo e cila e vërteton për të disatën herë se ky pushtet dhe kjo parti qëllim kryesor kishte ardhjen në pushtet për interesa personale dhe klanore dhe aspak për të mirën e qytetarëve e aq më pak për përmirësimin e mirëqenies, jetës dhe zhvillimit të komunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here