I menjëhershëm ka qenë reagimi i LDK-së në Prizren pas publikimit të fotografive lidhur me përfundimin e punimeve në rrugën “Gurra e Zezë” në fshatin Gjonaj.
LDK-ja e ka quajtur tallje me banorët e fshatit Gjonaj.
“Këto janë rrugët e shtruara nga Shaqir Totaj dhe ekipi i tij, për banorët e fshatit Gjonaj. Kjo tallje për banorët e fshatit Gjonaj nuk duhet të pranohet dhe nuk duhet të kalojë asesi.
Si duket pushtetarët e Prizrenit nga ngutia për të dhënë tendera me qëllim abuzimi të parasë publike, nuk e kanë hallin e kualitetit dhe shtrimin e rrugëve në bazë të standardeve.
Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren e dënon ashpër këtë tallje me banorët e fshatit Gjonaj dhe kërkon nga organet kompetente të hetohen këto punë pa asnjë kualitet dhe jashtë çdo standardi minimal”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online