Policia në Prizren për një vit shqiptoi 30 mijë gjoba për masat anti-COVID-19

0
291
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës, ku u bë e ditur se për një vit janë shqiptuar 30 mijë gjoba, në marrjen e masave dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovë për masat kundër pandemisë COVID-19.

Më tej, policia bëri të diut se gjatë vitit 2021 janë shtuar edhe patrullimi me njësinë e biçikletave, teksa u tha se me përkrahjen e OBSE-së dhe komunës së Prizrenit është bërë edhe realizimi i kamerave në fshatin Novakë të kësaj komune.

“Ndërsa sa i përket veprave penale u theksua së zbulueshmëria e veprave arrin shkallën në 80% të zbulueshmërisë, sidomos rastet e grabitjeve. Gjatë vitit 2021 në Prizren ka pasur vetëm një rast të vrasjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, në raportin vjetor të punës u cek se shqetësim për Policinë e Kosovës është rritja e rasteve të dhunës në familje, ndërsa sipas tyre, janë duke u bërë përpjekje që këto raste të minimizohen dhe trajtimi i viktimave të dhunës është duke u bërë profesionale.

“Rastet me narkotike në sasi janë sekuestruar dhe kryerësit e veprave penale të tilla janë arrestuar”.

“Disiplina dhe ulja e shpenzimeve janë në nivelin duhur, edhe pse vazhdimisht kërkohet ngritje e disiplinës në mënyrë që të kemi shërbim profesional dhe respektim të lirive themelore te të drejtave të njeriut”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply