E lidhën me litar dhe e rrahën, tortura çnjerëzore që tre vëllezërit në Rahovec i bënë babait të tyre

0
163

Një rast dhune në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec, ku tre fëmijët kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre, shkruan Reporteri.net.

Policia në raportin 24 orësh njoftoi se viktima ka pësuar lëndime, dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Më vonë Policia e Gjakovës ka lëshuar një komunikatë më të hollësishme për media ku ka dhënë detaje për torturën që i është bërë këtij babai nga tre djemtë e tij.

Sipas policisë, ata dyshohet se përveç që pas një mosmarrëveshje kanë rrahur babanë, më pas të njëjtin edhe e kanë lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartëcekur ( vëllezër) pas një mosmarrëveshje me prindin e tyre ( viktimën) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime trupore”, kanë thënë nga Policia. /Reporteri

Leave a Reply