“Lajm i shkëlqyer për të gjithë”, Brighton rinovon me “yllin” japonez

0
177

Drejtuesit e Brightonit kanë rinovuar kontratën me një nga futbollistët më të mirë të skuadrës që vazhdon të surprizojë në Premier League me futbollin e bukur dhe të veçantë.

Kaoru Mitoma ka firmosur kontratën e re që do e mbajë pjesë të klubit ishullor deri në verën e vitit 2027. 3 mln euro pagoi Brighton për kartonin e lojtarit japonez.

3 gola dhe 4 asiste numëron sulmuesi i majtë gjatë këtij sezoni me skuadrën e Roberto De Zerbit. Trajneri italian nuk e fshehu gëzimin në lidhje me këtë rinovim.

Lajm i shkëlqyer për të gjithë ne, sidomos për tifozët. Mitoma është një nga lojtarët tanë më të mirë”, u shpreh De Zerbi.

Mitoma u kërkua me ngulm nga Liverpool dhe Manchester United gjatë merkatos verore, por ai vendosi të vijonte aventurën te Brighton./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here