Lajçak kërkoi ta takonte Osmanin në Pragë, Presidentja refuzoi

0
183

Presidentja Vjosa Osmani nuk u takua me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit në Çeki.

Të dy ishin në Forumin Globsec në Pragë, por nuk panë përballë njëri-tjetrit.

Lajçak, i cili e ka cilësuar të rëndësishëm takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar ta takojë edhe Vjosa Osmanin atje, por presidentja e Kosovës ka refuzuar, bëjnë të ditur burime të Gazetës Express.

Lajçak shkroi sot për angazhimet e tij në konferencën e sigurisë, Globsec, duke treguar se është takuar me të angazhuarin e ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe Vuçiqin. Takimin me të parin e konsideroi si “moment kryesor” dhe “konfirmim të partneritetit”, ndërsa me presidentin serb tha se foli “për hapat e ardhshëm në Dialog dhe pritshmëritë nga periudha e ardhshme”.

Ndërmjetësi europian paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën pasi të ndalet shkurtimisht në Bruksel dhe pasi të marrë pjesë nē Forumin Strategjik të Bledit. Në Prishtinë, ai tha se do të vijë “për ta përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”.

Osmani të shtunën në një diskutim në konferencën e sigurisë Globsec u ankua për pavarazi mes palëve në dialogun Kosovë-Serbi, duke u u shprehur e sigurt se me ardhjen e Kaja Kallas në detyrën e shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian “barazia do të kthehet në tryezë”.

“Do të duhet të presim disa muaj”, tha Osmani.

Vetëm edhe disa muaj, Lajçak do të jetë i dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Atij në qershor iu zgjat mandati deri në janar të vitit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here