Labi njofton se do të dalë me gjithë familjen e tij në protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

0
95

Më 29 janar është paralajmëruar protestë për çmimin e energjisë elektrike, e iniciuar nga Partia Socialdemokrate e Kosovës.

Protesta është paralajmëruar në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Duket se kësaj proteste janë gati t’i bashkohen edhe emra të njohur nga estrada, njëri prej të cilëve ka deklaruar tashmë publikisht se do të jetë pjesë e saj.

Bëhet fjalë për këngëtarin Labinot Tahiri, i cili dikur ka shërbyer edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e vitit 2017.

Labinot Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Labi përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se nëse është nevoja, ‘do të dalë me gjithë familjen e tij në protestë’, në krahë të popullit.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

“Kur e kemi gabim, edhe pse jemi në pushtet, duhet tê mendojmë për të mirat e popullit e jo për mandatin qeverisês.
Mos të qendrojmë ‘servil’, vetëm pse ne mund të jemi në pozitë apo në opozitë – se fundja secili duhet të luftojmë për të sjellur drejtesinë në familjet tona, e jo siç thotë partia, sepse partia dhe lideri nuk t’i sjellin barërat në shtëpi, nuk t’a paguajnë shpenzimin e energjisë elektrike të shtrejtuar dhe nuk të bën person të duhur për jetën tende!
Krejt çfarë jemi ti dhe unë, jemi të krijuar nga Zoti dhe familja, prandaj ngriteni zërin të gjithë, pa dallime partiake dhe per familjet e juaja.
Heshtja e juaj që nuk po e ngritni zërin si dikur kur iu thoshte partia; i bie se sot partia po i’a paguan faturat dikujt dhe nuk po jeni ata, të cilët dikur e dogjët Kosovën nga cilado parti qofshi.
Tashmë të vjetrit lider partiak e politik siq ishin Thaqi e Isa, nuk janë më prezentë në Parlament për t’u ankuar tek ta, nuk janë as në pozitë e as në opozitë.
Pra, keni arsye të tjera për t’a ngritur zërin si asnjëherë më parë, pasiqë vështirësitë e mbijetesës në fund të muajit do të jenë prezente edhe tek ju, në shtëpitë e në familjet tuaja se bashku me faturat e rrymës.
“Nëse populli e kërkon, unë do të jem me të gjithë familjen në protestë”, mirëpo jo për skandale ose politizime ndaj qeverisë, por vetëm për të kërkuar drejtësi duke e ditur se pjesa dërmuese e popullit tonë gëzon paga minimale dhe , pjesa tjetër drejtohen tek qytetarêt duke kërkuar ndihma në çdo sferë tê jetës , e ku këto ditë ata priten t’i nënshtrohen varferisë së tmerrshme në vend.
Me respekt,
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Telegrafi

Leave a Reply