Ky truk i thjeshtë në 10 minuta mund t’ju heqë stresin

0
297

Nëse jeni në stres, ekziston një teknikë e thjeshtë meditimi që do ju qetësojë. Ekspertët shëndetësorë sugjerojnë se qirinjtë e njohur si “Trakata Sadhana” shërbejnë si ilaç për të larguar mendimet negative.

Një lloj ushtrim meditimi që quhet “vështrim ritual” ka të bëjë pikërisht me përqendrimin e shikimit tek flaka e një qiriu. Kjo është një praktikë mjaft e njohur në Indi.

Zgjidhni një qiri që digjet ngadalë dhe mundësisht pa aromë.

-Së pari ndizni një qiri dhe fikni dritat në dhomë në mënyrë që flaka e tij të jetë e vetmja pikë qendrore.

-Më pas vendoseni qiriun në një tavolinë dhe dhe uluni në dysheme në mënyrë që flaka të jetë në nivelin e syve.

-Qëndroni afërsisht 60 centimetra larg qiriut.

-Merrni frymë thellë dhe relaksohuni

-Përqendrohuni te flaka dhe largoni çdo mendim

Bëjeni këtë ushtrim për 10 minuta dhe përsëriteni disa ditë, gjendja juaj do të përmirësohet.

Sipas hulumtimeve të kryera, metoda “Trataka Sadhana” ka rezultuar efektive për lehtësimin e shpejtë të stresit. Koha ideale për të praktikuar këtë formë meditimi është gjatë natës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here