Ky është qyteti më i “përfaqësuar” në Kombëtare

0
235

Sylvinho u pajis me pasaportë shqiptare gjatë Samitit të Diasporës në ditën e Arbëreshëve. Tekniku brazilian udhëhoqi kombëtaren e Shqipërisë drejt kualifikimit në Euro 2024 dhe u nderua nga si qytetari më i ri i Republikës së Shqipërisë.

Lajmin e dha gjatë ditës së parë të Samitit Taulant Balla, ministri i Brendshëm. Ndërkohë që Sylvinho u shpreh se është shqiptar puro. Për të lehtësuar procedurat e marrjes së pasaportës, ministri e regjistroi trajnerin e Kombëtares në Lushnje.

Qytet ku kanë pasaportizim pak muaj më parë edhe Mirlind Daku e Arbnor Muja, por jo vetëm. Plot 12 futbollistë kuqezi janë regjistruar në Lushnje, qytet ku është deputet ministri Balla.

Mes tyre edhe Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21, por edhe emra si Arda Kurtulan, Agon Mjaki, Behar Ismajli, Arbër Hoxha, Meritan Shabani apo edhe Lindon Ajeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here