Ky është qëndrimi i fundit i Spanjës për pavarësinë e Kosovës

0
356

Spanja nuk e ka ndërmend ta ndryshojë qëndrimin për çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Kështu është shprehur ambasadori i këtij vendi në Beograd, Raul Bartolome Molina, i cili deklaroi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë – nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Në një intervistë për “Politika”, ai tha se vendi i tij mbështet dialogun e ndërmjetësues nga BE-ja, si mënyrë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

“Ne mbështesim përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së në përputhje me kushtet e Marrëveshjes së Brukselit dhe kërkimin e një mënyre për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të çonte në një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Ky qëndrim nuk ka ndryshuar, as do të ndryshojë dhe të gjithë partnerët tanë e dinë shumë mirë këtë”, tha Bartolome Molina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here