Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, njofton konsumatorët se për shkak te kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të mbretërojnë aktualisht kemi zvogelime të ndjeshme të kapaciteteve ujore në burimet potenciale të ujit, nëpjesën dërmuese mbi 50 %.
Kriza aktuale energjetike ka vështirësuar edhe më shumë menaxhimin e furnizimit të mundshëm të balansuar në këto kondita në të gjitha zonat e qytetit kur aktualisht uji i pijes sigurohet deri në 80 % përmes elektropompimit.
Duke i patur parasysh faktorët e sipërshënuar, jemi të detyruar në zgjerimin e aplikimit të reduktimeve në zonat e qytetit të Prizrenit si më poshtë:
- Lagja „BajramCurri“ me zonat për reth,
- Lagja „Jeta e Re“
- Zona e pjesëshme e Arbanës:
- Furnizim me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
- Reduktim me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
- Aziz Kelmendi Furnizim me ujëprej ores 18:00-08:00
- Oso KukaFurnizim me ujëprej ores 08:00-18:00
- Lagjja „Ralin“,
- Lagjja „Lakuriq“,
- Lagjja „Ortakoll“ pjesa e eperme,
- Lagjja „Tabahane“pjesa e eperme,
- Lagjja „Qylhani“,
- Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“dhe
- Sheshi „Mbretëresha Teutë“do te kenë:
- Furnizim të rregullt me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
- Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
- Lagja „Tusus“
- Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej h, 10:00-15:00 (deri me dt; 10.01.2022)
Kompania është dukë bërë përpjekje maksimale për optimalizimin e furnizimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë, thuhet në njoftim nga Kru „Hidroregjioni Jugor“ SH.A Prizren.