Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po bëhen prindër për herë të parë. Historia e bukur e dashurisë në “Big Brother VIP” u kurorëzua me frytin e ndjenjës së tyre.
Nëpërmjet një kënge të titulluar “Frymë”, Luizi konfirmoi lajmin e ëmbël për të gjithë ndjekësit.
Mirëpo, planet e tyre për fëmijë nisën më herët në BBV.
Ishte ish-konkurrenti ai i cili shprehte dëshirën e madhe të bëhej prind. Madje, tregonte edhe emrin që kishte menduar për fëmijën nëse do të ishte vajzë.
Luizi tregonte se vajza e tij do të quhej Katalea.
Nëse do t’i qëndrojë kësaj fjale apo jo, mbetet për t’u parë.