Kushtetuesja pritet që të dalë sot me vendimin për “komisionin e fshehtësisë”

0
78

Gjykata Kushtetuese pritet që të dalë sot me vendimin mbi kërkesën e AAK-së, lidhur me vendimin për votimin e fshehtë në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Burime të Klankosova.tv thonë se vendimi është marrë duke u bazuar në merita, ka një aktgjykim dhe se çështja është shqyrtuar.

Të njëjtat burime thonë se kjo është konfirmim se brenda 30 ditësh duhet të konstituohet Kuvendi dhe se mund të votohet për, kundër ose me abstenim dhe se mënyra e votimit është përgjegjësi e deputeteve që të zgjedhin.

Deputetja e betuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, kishte dorëzuar më 12 maj në Gjykatën Kushtetuese çështjen e insisitimit të kalimit në votim të fshehtë për votimin e shefit të parlamentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here