Kurti: Vuçiqi na tha në Bruksel se Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve

0
204

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një shkrim në Facebook, ka thënë se presidenti serbe, Aleksandër Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Kurti ka shkruar se Vuçiqi i ka thënë atij se Milan Radojçiqi, i sanksionuari nga SHBA-ja, “do të bëhet Adem Jashari i serbëve”.

Kryeministri i Kosovës, Alabin Kurti, ka thënë se Vuçiqi dëshironte më 24 shtator ta shndërronte Manastirin e Banjskës në “Kullë të Jasharëve” për serbët e Kosovës.

“Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar ai.

Kurti në Facebook ka shkruar se serbët në Kosovë kanë nevojë për çlirim nga veglat terroriste të Serbisë.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here