Kurti: Ushtrinë e kemi më të fortë dhe më të përgatitur

0
162

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenuar me atë që qeveria e tij ka bërë në fushën e mbrojtjes.

Ai ka thënë dje se ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur, sepse ka buxhet dyfish më të lartë, shkruan Reporteri.net.

“Ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Buxhetin e ka dyfish më të lartë, investimet në armatim i ka trefish më të mëdha. Ndërkaq, në kazerma ka 1 852 ushtarë më shumë, plus 600 rekrut të tjerë sivjet, përveç pajisjeve ushtarake moderne që nuk i kemi pasur më herët”, tha Kurti dje në një konferencë për medie, ku prezantoi punën e qeverisë së tij gjatë 3 viteve.

Kurti tha se me me qeverisjen e tij, është rritur sundimi i ligjit.

“Ka më shumë sundim të ligjit, korrupsioni po luftohet”, u shpreh Kurti. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here