Kurti: Serbia të sanksinohet ndërkombëtarisht, nëse nuk ndëshkohet ajo do ta përsërisë krimin

0
152

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në seancën e sotme plenare ka folur për sulmin terrorist nga grupi i armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti tha se e diela ishte ditë e rëndë për vendin dhe mbarë kombin pasi u vra rreshteri në detyrë, Afrim Bunjaku, i cili shtoi se ai do t’i mungojë të gjithë vendit.

“Ishte ditë e rëndë për vendin dhe kombin tonë. Policisë së Kosovës do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar, ashtu siç do t’i mungojë familjes së tij dhe shoqërisë, por vrasja e tij u kthye në angazhim edhe më të shtuar ndaj bandave terrorioste dhe një fitore të Policisë së Kosovës. Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës.

Kurti ka bërë thirrje që dy organizatat “Mbrojtja Civile” dhe ajo “Brigada e Veriut”, të ndëshkohen nga ndërkombëtarët.

“Të dielën në Banjskë të Zveçanit kishte sulm terrorist dhe kriminal i cili cënon intergritetin territorial, sovranitetin e sigurinë e vendit. Sulmuesit të ekstradohen në organet e Kosovës. Organizatat “Mbrojtja Civile dhe “Brigada Veriore” duhet të shpallen organizata terrorise edhe nga shtete mike e aletae, ashtu siç bëri qeveria jonë.

Tutje Kurti u shpreh që Serbia të sanksionohet nga ndërkombëtarët për aktin terrorist, pasi sipas tij nëse kjo nuk ndodhë, Serbia do ta përsërisë krimin.

“Për këtë akt Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nese kalon pa u ndëshkuar ajo do ta perserisë krimin. Armatimi ushtarak dhe trajnimet ushtarake që i kishin profesionistët serbë, të cilët sulmuan në Banjskë të Zveçanit të dielën, janë që të gjithë nga Serbia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here