Kurti: Qershori shënon kurorëzimin e sakrificava të panumërta për çlirimin e Kosovës

0
175

Në 24-vjetorin e çlirimit të Komunës së Prishtinës, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, ku kanë vendosur kurora lulesh.

Me këtë rast, Kurti është shprehur se ky muaj shënon kurorëzimin e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta të të gjithë brezave shqiptar për çlirimin e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk e harrojnë asnjëherë sesa i lartë ka qenë çmimi që ka paguar populli ynë që të mund të kemi Republikë demokratike.

“Ky qershor shënon kurorëzimin e përpjekjeve dhe sakrificava të panumërta të të gjithë brezave të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e popullit, andaj edhe ne përkulemi dhe bëjmë nderime. Nuk e harrojmë asnjëherë prej nga vijmë dhe sa i lartë ka qenë çmimi që ka paguar populli ynë që ne sot të mund të kemi Republikë demokratike me institucione shtetërore dhe me progres edhe ekonomik dhe demokratik”, është shprehur Kurti.

Me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, sot do të ketë aktivitete të ndryshme në kryeqytet./kp/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here