Kurti: Plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, platformë solide për të ecur përpara

0
145

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Mynih ka takuar edhe disa kongresistë amerikanë me të cilët ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kurti përmes një postimi në Twitter shkruan se propozimin e BE-së e konsideron një platformë solide për të ecur përpara.

“E shkëlqyeshme për të diskutuar me SHBA me kongresistët amerikanë, Mike Turner, Michael McCaul, Jake Ellzey, Rich McCormick dhe Darrell Issa për progresi tonë ekonomik dhe demokratik në 2 vitet e fundit, dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin e konsiderojmë një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here