Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për mediumin britanik “The Telegraph”, ka ndarë imazhe të siç ka thënë ai 48 bazave ushtarake të Serbisë që janë pozicionuar në afërsi të vijës kufitare me Kosovën.
Kurti në këtë intervistë ka thënë se këto baza janë të pozicionuara “në mënyrë strategjike për të “mbrojtur Beogradin dhe për të sulmuar Kosovën”, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Kurti tha se nga këto baza, 28 besohet të jenë ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë, me numrin e njerëzve në secilën prej 50 dhe 150.
“Ai vuri në dukje terrenin “malor” të vendit të tij, i cili e bën të vështirë mbrojtjen, si dhe 16 rrugët ilegale që serbët kanë përdorur për kontrabandën e municioneve dhe pajisjeve ushtarake në zonat me shumicë serbe, të cilat që atëherë janë mbyllur”, shkruan mediumi britanik.
“Ata [Serbia] po presin një dritare mundësie për të na sulmuar,” tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës, ka thënë se se prania ‘simbolike’ e NATO-s në vend nuk është e mjaftueshme teksa tha se Britania e Madhe duhet të dërgojë më shumë trupa në Kosovë.
“Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryeministri Kurti.
“Ekziston vetëm një prani “simbolike” e NATO-s në komb dhe nuk do të mjaftojë për të parandaluar një pushtim nga Serbia”, tha tutje kryeministri Kurti në intervistën për The Telegraph të realizuar në Prishtinë.
Vërejtjet e kryeministrit erdhën pasi Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, la të kuptohet për një përpjekje për të rimarrë Kosovën në fillim të kësaj jave, duke thënë se Beogradi do të “presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do të shfrytëzojmë mundësinë tonë”.
I pyetur nëse Britania duhet të rrisë gjurmën e saj ushtarake në rajon, Kurti tha se “Britania e Bashkuar është pjesë e NATO-s dhe ata veprojnë në atë mënyrë.
“Besoj se duhet të ketë më shumë trupa të NATO-s në Kosovë”, tha Kurti.
NATO aktualisht ka më shumë 4,000 trupa në terren në Kosovë, por Kurti tha se Kosova “mund të mbrohet edhe më mirë” dhe se “NATO mund dhe duhet të angazhohet më shumë në Kosovë si ushtarakisht ashtu edhe politikisht” për shkak të kërcënimit nga Beogradi./Reporteri