Kurti flet për planin 6 miliardësh: Do të dorëzojmë listën e reformave dhe të projekteve, BE qëllimi dhe fati ynë

0
190

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Para mediave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor” do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të dorëzojë edhe listën e projekteve sa i përket reformave.

“Aty në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”, tha Kurti.

Ai ka deklaruar se vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma te ne, ndërkaq mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare.

“Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me që rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që e tregojmë.”

“Me këtë rast, dua të falënderoj BE-në, SHBA-në dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim fort të rëndësishëm, i cili do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së që është qëllimi dhe fati ynë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here