Kurti e Vuçiq takohen të hënën në Bruksel

0
255

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet të hënën në Bruksel, ka mësuar KOHA nga burimet diplomatike.

Ftesa për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit ishte konfirmuar dje nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Takimi mes palëve duhej të zhvillohej jo më larg se 21 nëntori, ditën kur hynë në fuqi masa e gjobitjes prej 150 eurosh për serbët që nuk konvertojnë targat ilegale në RKS.

Përveç çështjes së targave, në këtë takim parashihet të diskutohen edhe çështje të tjera. Do të kërkohet zgjidhje evropiane dhe kjo përfshin zbatimin e obligimeve që kanë marrë palët nga Brukseli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here