Kurti dhe Sveçla bënë homazhe te vendi i rënies së Enver Zymberit

0
633

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule në veri, në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

Në shënim të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti kujtoi Enver Zymberin, i rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës.

Kurti dhe Sveçla vizituan edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik në Zubin Potok, si dhe kampin e njësisë speciale Belvedere në Mitrovicë, transmeton Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here