Kurti: Anëtarësimi në KE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën

0
248

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke thënë se anëtarësimi i vendit tonë në këtë organizatë ndërkombëtare do të ishte vlerë e shtuar për të dhe mundësi për Kosovën.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar ai nga Teksasi, ku po qëndron për vizitë.

Shefi i qeverisë thotë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, derisa shton se anëtarësimi në KE do të mundësonte përparim më të madh në demokraci dhe sundim të ligjit.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit, prioritet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here