Kurbetçari rrah baxhanakun në Prizren dhe ik në Gjermani

0
290

Dy baxhanakë janë përfshirë në një konflikt familjar në fshatin Hoçë e Qytetit në Prizren.

Siç merr vesh Sinjali, një mërgimtar po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht baxhanakun e tij, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri – tjetrin.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari E.Xhahaj, e ka goditur viktimën me një mjet të fortë në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për pasojë përfundoi në spital.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari ia ka mbathur për në Gjermani pas sherrit që plasi në familjen e tyre.

Lidhur me këtë incident, është vënë në dijeni edhe Policia, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here