Kur serbi viziton fshatin, në të cilin dajallarët e tij i kishin vrarë 113 civilë shqiptarë!

0
1849

Dy ditë më parë, derisa isha në rrugën kryesore të fshatit, ndalet një automjet me targa NP në të cilin ishin një burrë dhe një grua. Burri përmes dritares gjysmë të hapur, në gjuhën serbe përshëndet. Duke i parë tabelat e Novi Pazarit pandeha se janë boshnjak dhe po kërkonin ndonjë informacion për tu orijentuar. Në kundërpyetjen time se çka mund t’iu ndihmoja, burri ma ktheu, “jo nuk ka nevojë sepse vetëm po e bëjmë një vizitë, pasi dajtë e mi janë nga ky fshat”. Mu duk e pabesueshme që një i afërm i atyre serbëve, që ishin përgjegjës për vrasjen e 113 civilëve shqiptarë, (61 ende të zhdukur), kishte marr guximin të vizitonte Krushën e Vogël. Pra të vizitonte vendin ku dajallarët e tij kishin vrarë rreth 70% të meshkujve të moshës mbi 12 vjeçare. Në përpjekjen time për të vazhduar bisedën me ta, ikën me shpejtësi të madhe.
U trondita pa masë sepse më në fund më rastisi që edhe unë ti takoja, edhe pse tashmë kishim informacione se edhe më parë, kishte pasur vizita të tilla.
Pasi serbët lokal, kishin dashur pothuajse të na zhduknin tërësisht nga faqja e dheut, kurrë nuk kam besuar se mund të ketë ndonjë vizitë eventuale të ndonjë serbi në këtë fshat. Mirpo më vonë e kuptova se kisha gabuar, sepse vizitat e tilla nuk ndodhnin rastësisht. Ato inkurajoheshin nga disa shqiptarë të këtij fshati dhe jo vetëm të këtij.
Ka të tillë shqiptarë, në këtë fshat, të cilët, që nga përfundimi i luftës, nuk kanë pushuar së foluri e vepruari kundër shqiptarëve, porse quditërisht mu atyre, zëri nuk i është dëgjuar kundër serbëve, edhe pse serbët iu kanë vrarë familjarët, plaçkitur e djegur çdo gjë që kanë pasur.
Është poashtu interesant, të tillët asnjëherë nuk kanë kundërshtuar ndërtimin e asnjë shtëpie serbi në komunën e Prizrenit, edhe pse ka pasur ndërtime të tilla, por i pabesueshëm ishte vullneti që kishin për të kundërshtuar ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në fshat!!!
Ka mundësi dikush të shpjegojë këtë sjellje të tyre prej hienash ndaj shqiptarëve e lepuri ndaj serbëve?!
Pra një sjellje e tillë, duke mos përjashtuar as komunikimin me serb, mendoj se i ka inspiruar serbët të ndihen komod, përkundër tërë asaj masakre të paparë që kishin bërë në këtë fshat. Jorastësisht thuhet se:

  • “qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë”. Me këtë specie, për fat të keq kam pasur një përvojë tejet të hidhur, të cilët gjithçka mund te jenë pos krijesa me ndjenja e tipare njerezore.
    Përkundër tërë atij numri të të vrarëve, të tillët lëre që nuk ndihmonin për të denoncuar krimet e serbeve mirpo nuk zgjedhnin mjete për të shpifur, gënjyer e dezinformuar ndaj atyre te cilët vullnetarisht angazhoheshin në këtë drejtim. Edhe pse në numër jo të madh, mirpo dëmin që i shkaktonin interesit kolektiv, ishte tejet i madh. Pos tjerash, duke përhapur dezinformata në stilin se “këta në emër të mbledhjes së dëshmive po përfitonin shuma të mëdha të të hollave”, edhe pse që nga përfundimi i luftës, askush asnjë cent të vetëm nuk e ka paguar për këtë angazhim, këta argat të serbëve dhe të Serbisë, i kanë dekurajuar një numër jo të vogël të dëshmitarëve, të cilët me dëshmitë e tyre, do të pasqyronin përmasat reale të krimeve serbe të kryera në këtë fshat dhe më gjerë.
    Të tillët me sjellje e tyre tejet destruktive, janë bërë miqtë më të mirë të vrasësve të shqiptarëve të pafajshëm dhe armiqtë më të mëdhenjë të viktimave shqiptare, pavarësisht prej afërsisë apo mos’afërsisë që mund ta kenë me viktimat shqiptare.
    Zhdukja e fakteve dhe e provave, të cilat do të dëshmonin dhunën e krimet serbe, është ndihmë e drejtëpërdrejtë për serbët dhe Serbinë. Zhdukja e tyre ndihmon Serbinë të shfaqet sa më pak e kriminalizuar përkundër represionit e krimeve të bëra. Serbia, përmes zhdukjes së provave, vazhdimisht është përpjekur të mohoj dhunën e krimet serbe kundër shqiptarëve, por që ka të tillë shqiptarë që ia bëjnë argatin Serbisë, këtë nuk do ta besoja.
    Shumë herë, e kemi dëgjuar refrenin se ” të kishin pësuar edhe familjet e tjera nga serbët atëhere ishin mbushur mend dhe e kishin kuptuar se kush janë serbët”. Megjithatë vitet e pasluftës, në masë të madhe, e kanë relativizuar një konstatim të tillë. Në raport me sjelljen ndaj armikut shekullor serb, rëndësi primare nuk kishte kryekëput fakti nëse ka apo nuk ka të vrarë nga serbët, por rëndësi kishte vetëdija, ndërgjegjja, formimi i njeriut.
    Ka familjarë edhe të të vrarëve, që i kanë bërë allashvereshet më të pista me ata serbë, të cilët janë direkt përgjegjës për masakrën e këtij fshati. Duke mos u lënë aspak përshtypje se çka iu kishin bërë serbët familjeve të tyre, siç duket kjo sjellje animale i ka inkurajuar vizitat e serbëve në vendin e krimit. Por poashtu ka të tillë, të cilët edhe pse nuk kanë pësuar dëme në njerzë nga serbët, megjithat në raport me ta, kanë mbajtur aso qëndrimi parimor, siç duhet mbajtur ndaj atyre të cilët janë përgjegjës për qindra e mijëra vrasje.
    Prandaj mjerë disa të vrarë se kë kanë lënë prapa tyre sepse nuk është rastësi që një serb, merr guximin të vizitojë mu atë fshat, dajallarët e të cilit kanë synuar të zhdukin banorët tij!

Shkruan: Agron LIMANI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here