Kuksianët blejnë naftën në Kosovë: Çmimi në Shqipëri, shumë i lartë dhe nafta jo cilësore

0
384

Qytetarët e Kukësit kanë shfrytëzuar afërsinë që kanë me Kosovën, për t’u furnizuar me karburant, për shkak se çmimet e naftës në vendin tonë janë shtrenjtuar në mënyrë të papërballueshme për qytetarët.

Në Kosovë çmimi i naftës është disa herë më i lirë se në vendin tonë.

Rritja e çmimit të karburantit ka detyruar qytetarët kuksianë që të udhëtojnë drejt Kosovës për të blerë naftë. Me dhjetra qytetarë çdo ditë udhëtojnë drejt shtetit fqinj për tu furnizuar me karburant pasi çmimi në vendin tonë është i papërballueshëm.

Të intervistuar nga Syri Tv qytetarët kuksianë shprehen se karburanti në vendin tonë është jo cilësor dhe ka një çmim shumë të lartë prandaj janë të drtyruar që të furnizojnë makinat në Kosovë.

Aktulisht çmimi për litër nafte në Kosovë është 1.5 euro, ose e thënë ndyshe nën 200 lekë për liter ndërsa në vendin tonë vijon të mbetet në shifra të larta çka ka bërë që qytetarë e student të mbushin rrugët e çdo qyteti për të protestuar./Syri TV

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here