Është e pashmangshme që një ditë pas njoftimit se Juventus nuk do të rinovojë me Paulo Dybalën, të fillojë qarkullimi i fjalëve se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i argjentinasit.
Prej javësh Interi ka qenë i vëmendshëm ndaj zhvillimeve që lidhen me sulmuesin dhe tashmë mund të vihet në lëvizje. Madje mediet italiane raportojnë se “zilkaltërit” mund të nisin bisedimet me përfaqësuesit e argjentinasit, por nuk dihet nëse do të arrihet një akord, pasi te Inter e kanë të vështirë për t’i dhënë Dybalas pagën që ai kërkon.
Mundësi të tjera për lojtarin janë edhe Atletico Madrid, Paris Saint-Germain në rast se do të kishte një largim të Lionel Messit, por edhe Tottenhami apo Arsenali, por nuk duhet lënë pas as Barcelona, pavarësisht faktit që katalanasit për momentin duket se kanë objektiva të tjera./SS