Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka pritur në takim Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra

0
423

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës së Apelit, Valon Totaj dhe Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra.

Fillimisht, Kryesuesi Zogaj i uroj të pranishmit për detyrën e re, duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatën Themelore në Prizren.

Në këtë takim, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me organizimin e punëve në këto gjykata, me ç’rast Kryesuesi Zogaj ka shprehur përkrahjen e KGJK-së me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here